Telegrafi

Dukagjini do ta respektojë kampionatin deri në fund

(Foto: Screenshot/SuperSport Kosova)

Trajneri i Dukagjinit, Severin Elezaj, e ka komentuar ndeshjen e skuadrës së tij ndaj Dritës, të cilën e fituan ‘Intelektualët’ me rezultat 2-0.

Edhe pse ekipi tij në edicionin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e parë, strategu është zotuar se do ta respektojnë kampionatin.

Duke folur për SuperSport, ai ka thënë se ekipi i tij në këtë sfidë kishte hyrë pa disa futbollistë startues, duke qenë se disa prej tyre kanë qenë të pezulluar e të tjerët të lënduar.

Lexo po ashtu Drita fiton ndaj Dukagjinit dhe forcohet në krye

Elezaj është shprehur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij duke thënë se me të njëjtën lojë do të vazhdojnë deri në mbyllje të kampionatit.

Prandaj, i ka paralajmëruar kundërshtarët se të zgjedhurit e tij do të luajnë me seriozitetin më të madh. /Telegrafi/