Site icon Telegrafi

 Dukagjini me shumë mungesa kërkon rezultat pozitiv ndaj Rijekës, formacionet zyrtare

Dukagjini dhe Rijeka kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Pas fitores ndaj Europa FC në raundin e parë, klinasit tani do të kërkojnë rezultate pozitive edhe në raundin e dytë.

Ndeshja e parë e Dukagjinit ndaj Rijekës pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.

Për këtë ndeshje, Armend Dallku ka pasur problem shkaku i disa mungesave të rëndësishme, por ka zgjedhur më të mirët.

Nga minuta e parë nuk mungojnë yjet e ekipit si Iljasa Zulfiji, Altin Merlaku dhe portieri Kenan Haxhihamza.

Dukagjini: Haxhihamza; Dallku, Syla, Basriu, Kameraj; Iran Junior, Hugo, Feka; Zulfiji, Santos, Mërlaku;

Rijeka: Labrovic; Danilo Veiga, Dilaver, Radeljic, Goda; Banda, Hodza, Jankovic; Grgic, Fruk; Obregon;

/Telegrafi/

Exit mobile version