Dukagjini i Klinës e ka mposhtur Istogun në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll me rezultat 2-1.
Mirëpo, klubi i Istogut në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Demush Mavraj” e ka bërë një lëshim duke e inkuadruar e futbollistit Erion Ceta në lojë, i cili e kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Dukagjini është ankuar në Komisionin e Garave brenda afatet derisa është vërtetuar se lojtari nuk kishte të drejt loje.
Sipas rregullores, Dukagjini e ka fituar ndeshjen me rezultat zyrtar 3-0 dhe ka kaluar në finale.
Komisioni i Garave për Superligë dhe Ligë të Parë, në mbledhjen e vet të mbajtur me date 08.04.2021, shqyrtoi ankesën e KF Dukagjini të parashtruar me datë 07.04.2021 ndaj regjistrimit të ndeshjes për Kupën e Kosovës ndërmjet KF Istogu – KF Dukagjini dhe duke konstatuar se janë përmbushur obligimet dhe afatet ligjore mori këtë:
VENDIM
1.Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës e zhvilluar me 07.04.2021 KF Istogu – KF Dukagjini regjistrohet me rezultat zyrtar 0-3 në favor të KF Dukagjini;
2.KF Istogu eliminohet nga garat e mëtejmë të Kupës së Kosovës 2020/2021
ARSYETIM
Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes së gjysmëfinales së parë të Kupës së Kosovës, KF Istogu – KF Dukagjini, konstatoi se KF Dukagjini ka ushtruar ankesë në pa rregullsinë e paraqitjes së lojtarit Erion Ceta me nr 9 ID 004763M98, i cili është aktivizuar me dy kartonë të verdhë për KF Istogu.