Site icon Telegrafi

Dukagjini shijon fitoren e parë, mposht minimalisht Fushë Kosovën

Foto: Arkiv

Dukagjini ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Fushë Kosovës, xhiro kjo e vlefshme për javën e gjashtë në Superligën e Kosovës.

Në pjesën e parë të dy skuadrat u treguan të kujdesshme, ku secila kishin rastet e tyre por pa arritur të shënonin.

Rasti i parë ideal për gol i takoi mysafirëve, të cilët në minutën e 40-të të takimit patën një mundësi të artë shënimi, por Arbenit Krasniqi nuk arriti ta dërgoj topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë, vendasit iu afruan golit në disa raste, por vendimtar për ekipin e Fushë Kosovës ishte Armend Rugji, i cili bëri disa pritje që ia mohuan avantazhin ekipit nga Klina.

Golin e epërsisë dhe të fitores për Dukagjinin, e shënoi prurja e re në ekip, Theophilus Solomon, në minutën e 76-të të ndeshjes.

Kjo njëherësh ishte fitorja e parë këtë edicion për ekipin e drejtuar nga Armend Dallku, të cilët paraprakisht numëronin dy humbje e tri barazime.

Pas kësaj ndeshje, Dukagjini e gjen veten në pozitën e 8-të në tabelën e klasifikimit me tri pikë të grumbulluara, teksa Fushë Kosova vazhdon të pozicionohet në fund të tabelës, me vetëm 1 pikë të fituar./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version