Site icon Telegrafi

Dukagjini rikthehet te fitoret, mposht Llapin me rezultat minimal

Dukagjini i ka dhënë fund rezultateve negative, duke u kthyer te fitoret në Albi Mall Superligë.

Klinasit para adhuruesve të vet kanë mposhtur Llapin me rezultat minimal 1-0.

Ka qenë një pjesë e parë me disa raste të mira shënimi nga të dyja skuadrat, megjithatë për vendasit më të mirin e kishte kapiteni Basri që goditi shtyllën.

45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën me rezultat të pastër 0-0.

Pjesa e dytë nisi më mirë për skuadrën vendase që shpejt gjetën golin e epërsisë.

Sulmuesi i talentuar Hekuran Berisha realizoi gol në minutën e 58-të duke sjell gëzim të madh në shkallët e stadiumit ’18 qershori’.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe Dukagjini arkëtoi tre pikë nga kjo përballje.

Dukagjini tani ka nëntë pikë në pozitën e nëntë, derisa Llapi mbetet në pozitën e pestë me 14 pikë.

Ndeshjen e radhës Dukagjini do ta zhvilloj sërish në shtëpi ku pret Ballkanin, derisa Llapi do të përballet me Gjilanin në udhëtim. /Telegrafi/

Exit mobile version