Site icon Telegrafi

Dukagjini prezanton sulmuesin Jatta dhe portierin Brozi

Dukagjini sot gjatë ditës ka prezantuar sulmuesin Ebrima Jatta dhe portierin Marvin Brozi.

Klinasit që duan të jenë në garë për vendet që dërgojnë në garat evropiane, kanë qenë aktiv në afatin kalimtar të janarit.

Sot fillimisht e prezantuan sulmuesin gambian, Ebrima Jatta, i cili është 24 vjeçar.

Jatta sezonin e fundit ishte pjesë e klubit Itthihad Kalba, ndërkohë që më parë është paraqitur me klubin FC Sevan nga Armenia.

Pas tij është prezantuar portieri Marvin Brozi, i cili po ashtu është 20 vjeçar ndërsa në Dukagjin zbarkon nga Kukësi.

Dukagjini stinorin vjeshtor e nis nga vendi i gjashtë me 24 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version