Dukagjini i ka prezantuar gjashtë përforcimet e fundit një ditë përpara mbylljes së afatit kalimtar të verës.
Në fakt ardhjet e Altin Lloga, Denis Haliti, Flamur Neziri, Husein Demiri ishin paralajmëruar prej kohësh.
Ndërkohë që klubi nga Klina së fundmi ka afruar në radhët e veta edhe Orges Gavën nga Trepça ’89 dhe Albion Osmanin nga Llapi.
Me afrimin e këtyre gjashtë futbollistëve tashmë shkon në 11-të numri i përforcimeve te Dukagjini.
Më parë ishin transferuar edhe Elton Basriu, Ilir Mustafa, Altik Muhaxhiri, Jeton Dushi dhe Ilir Syla. /Telegrafi/