Site icon Telegrafi

“Dukagjini” prezanton 9 tekste të reja shkollore, sjellin inovacion dhe përditësim

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka prezantuar tekstet e reja shkollore për arsimin e mesëm të ulët, të hartuara dhe të mbështetura sipas kritereve të MAShTI-t, me metodat më bashkëkohore. 

Tekstet e reja përfshijnë lëndë për klasat 6, 7, 8, dhe 9, ku secili libër bazë vjen i shoqëruar me fletore të punës dhe librin e mësimdhënësit/es, si dhe materiale të tjera mbështetëse për mësuesin/en. 

Ju mund të shfletoni dhe shkarkoni: Librin bazë, Fletore pune, Librin e mësuesit/es bashkë me planet mësimore dhe materialet e tjera ndihmëse, përmes këtij linku:

Kliko këtu

GJUHË DHE KOMUNIKIM 

“Gjuha shqipe 8” 

Hartuar për të ofruar një koncept të ri të tekstit shkollor, ky libër përmbush objektivin kryesor për arsimin e detyrueshëm në Kosovë, i cili është mësimi i gjuhës dhe i shkathtësive komunikuese.  

Teksti dhe disenji i tekstit janë krijuar me synimin që të zhvillohet një komunikim më i plotë, përfshirë edhe ilustrimet pamore.  
Një pjesë e madhe e librit është konceptuar që të mësohet përmes lojës, si dhe të ketë rëndësi mendimi i nxënësve. 
Teksti është hartuar në atë mënyrë që t’i përgatitë nxënësit për testimin e standardizuar, përmes detyrave, pyetjeve e kuizeve të ndryshme, me të cilin do të përballen në nivelet më të larta të shkollimit. 

ARTET 

“Art figurativ 7”, “Art muzikor 7”, “Art muzikor 8”, “Art muzikor 9”, karakterizohen nga: 

Karakteri edukativ dhe informues; synojnë të kontribuojnë për zhvillimin fizik, emocional, intelektual, social dhe estetik të fëmijëve.  
Ilustrimet tërheqëse dhe cilësia e shtypit; dy faktorë shumë të rëndësishëm që nxisin dhe stimulojnë interesimin e nxënësve për mësim. 
Lidhja me jetën e përditshme dhe gjithëpërfshirja; secili nxënës ka mënyrën e vet të të mësuarit, andaj librat janë hartuar në atë mënyrë që t’u përshtaten të gjithëve. Përmes këtyre librave, nxënësit do t’i shfrytëzojnë informacionet në mënyrë kritike për të zgjidhur probleme të ndryshme, si dhe do të gjejnë fushën përkatëse që u përshtatet më shumë. 

SHKENCAT 

“Historia 6”, “Kimia 7”, “Edukatë qytetare 8”, “Gjeografia 8”, karakterizohen nga: 

Informacionet logjike dhe projektet; nxënësve tuaj do t’u jepen informacionet në mënyrë logjike dhe të përshkallëzuar, pra nga më i thjeshti te më i ndërlikuari. Po ashtu, në libra janë dhënë edhe shumë projekte, të cilat do t’u ndihmojnë që t’i kuptojnë në mënyrë praktike informacionet e rëndësishme. 

Informacione që inkurajojnë nxënësit tuaj të eksplorojnë, të hulumtojnë dhe t’i zbatojnë idetë shkencore për të zgjidhur probleme të ndryshme nga jeta e përditshme. Kështu, nxënësit do ta kuptojnë rëndësinë e shkencës dhe teknologjisë në jetën e njerëzve. 

Imazhe që stimulojnë dhe nxisin nxënësit për mësim më efikas. Të mësuarit me imazhe është shumë i rëndësishëm për nxënësit, andaj ka qenë synim kryesor gjatë hartimit të këtyre librave. 

Të gjitha tekstet janë të hartuara në atë mënyrë që nxënësit/et, te marrja e informacioneve, të shkojnë vetëm përmes nxitjes së mendimit kritik e kreativ. 

Exit mobile version