Site icon Telegrafi

Dukagjini pret Prishtinën në një ndeshje të zjarrtë për mbijetesë, formacionet zyrtare

Dukagjini dhe Prishtina janë në pozitë aspak të mirë këtë edicion në BKT Superligë.

Kur kanë kaluar 22 xhiro, dy skuadrat ende nuk e kanë të sigurt mbijetesën dhe po kërkojnë pikë sa më shumë për t’i ikur rrezikut të rënies.

Në kuadër të xhiros së 23-të, dy skuadrat do të përballen në stadiumin ’18 Qershori’ në Klinë.

Dukagjini aktualisht zë vendin e parafundit në tabelë me 21 pikë, derisa Prishtina që është e gjashta në tabelë ka vetëm pesë pikë më shumë.

Ky takim vlen shumë për faktin se dy skuadrat janë në kërkim të pikëve dhe pritet të jetë shumë interesant.

Dy trajnerët, Armend Dallku i vendasve dhe Abdulah Ibrakovic i mysafirëve tanimë kanë publikuar emrat e futbollistëve që do të luajnë nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini:Muhaxhiri, Hasanaj, Dallku, Basriu, Hugo, Jashanica, Shabani, Zhdrella, Carioca, Merlaku, Nikolic.

Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Pllana, Mici, Abazi, Boshnjaku, E.Krasniqi, Mankenda, Hoti, Kryeziu, John.

/Telegrafi/

Exit mobile version