Dukagjini i Klinës ka vazhduar më përforcime në afatin kalimtar veror.
Emri më i ri që ka zbarkuar në Klinë është Iljasa Zulfiu me prejardhje nga Lugina e Preshevës.
24-vjeçari bashkohet me klinasit pas eksperiencës në kampionatin shqiptar me FK Laçin.
Njoftimi i plotë nga KF Dukagjini:
Futbollisti 24-vjeçar, i lindur në Miratoc të Preshevës, tash e dy sezone është pjesë e futbollit elitar shqiptar. Zulfiu vjen nga klubi i Laçit, me të cilin është angazhuar edhe në garat ndërkombëtare. CAJA, siç njihet ndryshe, luan si sulmues në të dy krahët e fazës ofensive, ndërkohë që klubet e mëparshme kosovare janë Malisheva dhe Flamurtari.
Mirë se vjen ILJASA, na priftë e mbara!
/Telegrafi/