Ballkani është mysafir i Dukagjinit për duelin që luhet në kuadër të javës së 28-të në BKT Superligën e Kosovës.
Ndeshja që fillon në ora 14:00, do të luhet në stadiumin “18 qershori” në Klinë.
Ballkani është lider në elitën e futbollit kosovar me 57 pikë, tetë pikë më shumë se Gjilani dhe Drita.
Në anën tjetër, Dukagjini po lufton për mbijetesës, pasi gjendet në vendin e tetë me 30 pikë dhe një fitore do të ishte e mirëseardhur për ta.
Formacionet shartuese
Dukagjini: Muhaxhiri, Dallku, Basriu, Syla, Shala, Shabani, Hugo, Carioca, Gashi, Merlaku, Januzi.
Ballkani: Ljuljanovic, Kuç, Armend Thaqi, Sinani, Hoxha, Potoku, Emerllahu, Korenica, Baftiu, Gripshi, Krasniqi. /Telegrafi/