Site icon Telegrafi

Dukagjini merr një fitore të madhe te Prishtina

Dukagjini ka marrë një fitore të madhe 1-0 në udhëtim te Prishtina në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Kosovës.

Ekipi i Armend Dallkut ka fituar tri pikë të mëdha në luftën për t’i ikur barazhit, pasi ka mposhtur Prishtinën, të cilën e ka lënë në ‘valle’ për pozitën e tetë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat.

Megjithatë, rastet ishin të pakta dhe portat mbeten të paprekura.

 

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë thuajse e barabartë, por mysafirët arritën ta gjejnë golin e fitores.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 72-të me anë të Ergyn Ahmetit, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë për 0-1.

Deri në fund pati edhe disa raste, por pa sukses dhe Dukagjini iu gëzua fitores së katër radhazi në kampionat.

Me këtë fitore, Dukagjini arrin në kuotën e 42 pikëve në vendin e gjashtë, po aq sa ka Prishtina në të pestin.

Në ndeshjen radhës, Prishtina pret Feronikelin, ndërsa Dukagjini është nikoqir i Ulpianës. /Telegrafi/

Exit mobile version