Site icon Telegrafi

Dukagjini merr fitoren e parë në kampionat, mposht Dritën me rikthim

Dukagjini nga Klina

Dukagjini ka mposhtur Dritën me rezultat 2-1 në kuadër të javës së shtatë të BKT Superligës së Kosovës.

Ndeshja nisi me të dyja skuadrat që krijuan raste, por portierët ishin në nivel të detyrës.

Goli i vetëm i pjesës së parë erdhi në minutën e 39-të, kur Almir Ajzeraj me një gjuajtje të bukur nga brenda zonës shënoi për1-0.

Pjesa e dytë nisi me Dukagjini më kërkues, pasi që fitorja ishte shumë e nevojshme për ta.

Në minutën e 50-të një aksion i bukur nga e majta për Dukagjinin solli golin e barazimit, me Ahmed Januzin që shënoi me kokë për 1-1.

Në minutën e 58-të, Dukagjini mbeti me një lojtar më pak, kur Elton Basriu u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Por Dukagjini edhe pse me dhjetë lojtarë shënoi golin e epërsisë.

Në minutën e 87-të, Chbueze arriti të shënojë pas një gabimi në mbrojtjen mysafire.

Dukagjini në fund mori fitoren e parë dhe tani me 6 pikë është në vendin e tetë, ndërsa Drita bie në vendin e pestë me 11 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version