Dukagjini i Klinës ka marrë edhe fitoren e dytë në Ipko Superligën e Kosovës.
Skuadra e rikthyer në elitë ka triumfuar para adhuruesve të vet përballë Vushtrrisë me rezultat minimal 1-0.
Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e 17-të nga sulmuesi i vendasve Altin Merlaku.
Deri në fund të ndeshjes dy skuadrat kishin disa raste shënimi, por që rezultati mbeti ai i minutës së 17-të.
Kësisoj Dukagjini ka marrë fitoren e dytë këtë edicion në Ipko Superligë.
Klinasit tani i kanë ikur fundit të tabelës dhe ndodhen në pozitën e 11-të me shtatë pikë, një më shumë se Vushtrria e fundit.
Në takimin e radhës klinasit do të luajnë në udhëtim te Drenica, derisa në anën tjetër Vushtrria pret kampionin në fuqi Feronikelin. /Telegrafi/