Dukagjini ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Fushë Kosovës në kuadër të xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës.
Ndeshja ishte paraparë të zhvillohej në Lipjan, por drejtuesit e Komunës së Lipjanit nuk ia hapën dyert Fushë Kosovës që ishte vendase.
Dy skuadrat u larguan nga aty dhe morën rrugë drejt Hajvalisë, ku ndeshja u zhvillua në Kampin Nacional dhe nisi me një orë vonesë.
Dukagjini e mbylli pjesën e parë me dy gola epërsi, ku fillimisht shënoi Ebrima Jatta, ndërsa pas tij golin e gjeti edhe Bujar Shabani.
Krejt çfarë bëri Fushë Kosova ishte një gol me Sinan Sinanovic nga pika e bardhë për 2-1.
Dukagjini ka 42 pikë dhe i është afruar mbijetesë, ndërsa Fushë Kosova mbetet e nënta me 20 pikë. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore