Telegrafi

Dukagjini kërkon vetëm fitoren ndaj Llapit, formacionet zyrtare

Dukagjini dhe Llapi përballen në Klinë në kuadër të xhiros së 35-të në BKT Superligën e Kosovës.

Do të jetë një duel tejet interesant me dy skuadra që kanë objektiva krejtësisht të kundërta.

Në fakt brenda objektivave kanë mbetur vetëm klinasit që është sigurimi i një vendi edhe për edicionin e ardhshëm në BKT Superligë, pasi Llapi tanimë ka siguruar daljen në Evropë.

Klinasit duan  tri pikët, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mbeteshin në garë për t’i ikur pozitës së tetë në tabelë.

Formacionet zyrtare: 

Dukagjini: Muhaxhiri, Hasanaj, Zenunaj, Palushaj, Basriu, Shabani, Jashanica, Carioca, Gashi, Merlaku, Chibueze.

Llapi: Abdullahu, Jashari, Dushkaj, Peposhi, Shabani, Veliu, Maliqi, Shillova, Sadriu, Fazliu, Ahmeti.

/Telegrafi/