Site icon Telegrafi

Dukagjini kërkon vazhdimësinë e rezultateve pozitive, Drita për tu rikthyer te fitorja – formacionet zyrtare

Dukagjini pret Dritën në kuadër të xhiros së 25-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Armend Dallkut është duke kaluar formë mjaftë të mirë, ku në tri ndeshjet e fundit ka marrë shtatë pikë.

Në anën tjetër Drita në tri ndeshjet e fundit nuk ka arritur më shumë se një pikë dhe është në krizë të rezultateve.

Vendasit duan të vazhdojnë me rezultate pozitive, derisa mysafirët nga Gjilani kërkojnë të rikthehen te fitoret.

Formacionet zyrtare:

Drukagjini: Muhaxhiri, Syla, Basriu, Dallku, Shala, Hasanaj, Hugo, Jashanica, Carioca, Merlaku, Januzi.

Drita: Maloku, Islami, Balde, Bardhoku, Blakqori, Jashari, Namani, Fazliu, Kryeziu, Ajzeraj, Simonovski.

/Telegrafi/

Exit mobile version