Site icon Telegrafi

Dukagjini kampion në konkurrencën e femrave në Ligën e Parë të hendbollit

(Foto: kosovahandball.info)

Kampionati në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave ka pasur fund dramatik.

Në kuadër të xhiros së fundit (14), të dielën në Klinë janë takuar Dukagjini e KEK-u. Fitore me rezultat 32-27 ka shënuar Dukagjini.

Kjo fitore i ka mjaftuar Dukagjinit që të shpallet kampion dhe të sigurojë kalimin në Superligë në edicionin e ardhshëm. Dukagjini mblodhi 22 pikë, sa i ka edhe KEK-u në vendin e dytë. Të dy skuadrat i kanë nga 11 fitore e një humbje, që ia kanë shkaktuar njëra-tjetrës.

Më 13 nëntor, KEK-u në shtëpi kishte fituar me rezultat 33-28 ndaj Dukagjinit. Pesë gola ishte dallimi edhe të dielën, por Dukagjini përfundon i pari për faktin se e ka shënuar një gol më shumë si mysafir në ndeshjet e ndërsjella.

KEK-u renditet i dyti dhe do të luaj në ‘play-out’ me të nëntin e Superligës për një vend në elitë në edicionin e ardhshëm.

CLICK, Deçani, Prizreni, Trepça e Llapusha janë skuadrat tjera që luajtën në Ligën e Parë në këtë edicion.

Exit mobile version