Telegrafi

Dukagjini humbi në finalen e Kupës së Kosovës ndaj Llapit – Dallku ankohet në referim

Dukagjini nuk ia arriti të fitonte Kupën  Kosovës, pasi në finale u mposht nga Llapi, pas vetëm ekzekutimit të penalltive.

Trajneri i skuadrës nga Klina, Armend Dallku tha se është shumë i zhgënjyer që nuk ia dolën të fitonin trofeun, derisa kishte ankesa edhe për referim.

“Është një ndjenjë shumë e hidhur normalisht, por jam shumë i lumtur me lojën që treguan lojtarët e mi”, ka thënë ai për Art Sport.

Lexo po ashtu Mbyllet finalja dramatike: Llapi fiton Kupën e Kosovës pas penalltive ndaj Dukagjinit

“Të them të drejtën jam shumë i zhgënjyer, pasi Llapi nuk ka një privilegj më të madh se Dukagjini”.

“Kam vërejtje ndaj gjyqtarit, që na penalizoi shumë dhe vetëm ne na ndëshkoi me kartonë të verdhë dhe Llapin e favorizoi”.

“Ne jemi të zhgënjyer që nuk arritëm t’i bënim krenar tifozët tanë, pasi ishin për ne si lojtar i 12-të, por ata do të jenë krenar me ne për luftën që bëmë, pasi penalltitë janë fat”, ka shtuar më tej Dallku. /Telegrafi/