Dukagjini ka marrë tre pikë të mëdha pasi ka mposhtur Prishtinën me rezultat minimal 1-0.
Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar, por që përfundoi me një gol të shënuar.
Ishte minuta 43-të e ndeshjes kur erdhi goli i parë në këtë takim.
Një harkim nga këndi bëri që Mërgim Pefqeli ta dërgoj topin në rrjetën e tij.
Më herët gjyqtari e kishte ndalur lojën, por pasi rishikoi rastin në VAR e pranoi golin për 1-0.
Prishtina sulmoi deri në fund, por pa arritur të barazonte shifrat.
Me këtë fitore Dukagjini ngritët në pozitën e pestë në tabelë me 25 pikë, dy më pak se Prishtina që është e katërta në tabelë.
Ndeshjen e ardhshme Dukagjini e zhvillon në udhëtim te Drita, derisa Prishtina luan sërish në udhëtim ku përballet me Ferizajn. /Telegrafi/