Site icon Telegrafi

Dukagjini i fortë për Dritën, gjilanasit në krizë të thellë

Dukagjini ka arritur fitore të madhe ndaj Dritës me rezultat minimal 1-0.

Ka qenë një ndeshje shumë e fortë ku dy skuadrat kërkonin fitoren pasi vinin nga dy rezultate negative.

Gjithsesi pjesa e parë nuk solli gola duke përfunduar baras 0-0 me dy skuadrat që kishin disa raste shënimi.

E pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit, kur Raddy Ovouka i mysafirëve shkaktoi penallti.

Ishte minuta e 58-të e ndeshjes kur mesfushori i vendasve Blerind Morina realizoi nga penalltia për 1-0.

Drita e gjitha ishte në sulm, duke kërkuar golin e barazimit.

Gjilanasit e arritën atë në minutën e 91-të me Albin Prapashticën, por që u anulua shkaku i lojës me dorë nga Blerim Krasniqi gjatë aksionit.

Deri në fund gola më nuk pati dhe Dukagjini mori tre pikë të mëdha.

Me këtë fitore klinasit ngritën në pozitën e pestë në tabelë me 17 pikë, derisa Drita mbetet e dyta me 22 sosh.

Ndeshjen e ardhshme Dukagjini e zhvillon në udhëtim te Ballkani, derisa Drita pret Fushë Kosovën. /Telegrafi/

Exit mobile version