Site icon Telegrafi

Dukagjini fiton si mysafir i Istogut në gjysmëfinale të Kupës

Dukagjini ka shënuar fitore me rezultat ndaj Istogut 2-1 në kuadër të Kupës së Kosovës.

Klinasit kaluan të parët në epërsi me Altin Merlakun në minutën e 27-të.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë ishte më interesante.

Në minutën e 70-të Istogu humbi penallti me Qëndrim Jahajn, ndërsa pesë minuta më vonë gjeti golin e barazimit.

Ragip Mazrekaj ishte ai që shënoi për 1-1.

Por mysafirët arritën ta kthenin epërsinë në minutën e 77-të me Elton Bastriun.

Deri në fund nuk kishte gola dhe dukagjini bën një hap të madh drejt finales. /Telegrafi/

Exit mobile version