Telegrafi

Dukagjini fiton me rikthim ndaj Ulpianës

Dukagjini ka fituar ndaj Ulpianës me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 33-të në BKT Superligës së Kosovës.  

Pjesa e parë përfundoi pa gola, edhe pse rastet nuk munguan në pjesën e parë.

Skuadra e Ulpianës kalo e para në epërsi kur zhbllokoi rezultatin në minutën e 71-të.

Ishte Silvester Shkalla, ai që shënoi me kokë dhe gjyqtarit kryesor iu nevojitën rreth gjashtë minuta për ta pranuar golin pas konsultimit me dhomën e VAR-it

Zhdrella shënoi në minutën e 81-të të ndeshjes pas penalltisë së fituar nga Stefan Nikoliq që u pengua nga portieri i Ulpianës.

Mesfushori Labinot Jashanica ka shënuar në minutën e parë të kohës shtesë.

Fillimisht sulmuesi Nikoliq qëlloi shtyllën pas harkimit të Altin Merlakut, e nga topi i kthyer përfitoi Jashanica.

Me këtë fitore Dukagjini ka 45 pikë, ndërsa Ulpiana disa kohë më parë matematikisht ka rënë nga Superliga. /Telegrafi/