Telegrafi

Dukagjini fiton me rezultat të thellë në udhëtim te Drenica

Foto: Arkiv

Dukagini ka triumfuar në udhëtim te Drenica me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 34-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 16-të, kur nga një harkim nga korneri, me kokë shënoi Marclei Santos.

Katër minuta më vonë, për 2-0 u përkujdes Altin Merlaku, që shënoi nga penalltia.

Për 3-0 shënoi Santos, që mori një asistim nga Oto John, e që ishte goli i tij i dytë në këtë takim.

Mirëpo, pesë minuta më vonë, Drenica tregoi shenja përmirësimi, duke ngushtuar epërsinë e mysafirëve në 3-1 me golin e Gentian Imerit (35’).

Pjesa e dytë ishite disi më e qetë por që u shënua një gol.

Ishte Elezaj ai që e shënoi golin e katërt për Dukagjinin në minutën e 90+2-të për rezultatin 4-1.

Pas javës së 34-të, Dukagjini gjendet në vendin e katërt me 47 pikë, ndërsa Drenica tashmë e rënë nga liga është në të fundit me 23 sosh. /Telegrafi/