Dukagjini dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e parë të sezonit 2022/23 në BKT Superligën e Kosovës.
Klinasit janë nikoqir të kryeqytetasve në takimin e javës së parë, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “18 qershori” nga ora 17:00.
Ekipi i Armend Dallkut ka pësuar pak ndryshime në organik dhe pritet të fillojnë sezonin me rezultat pozitiv.
Në anën tjetër, Prishtina tashmë ka trajner Ismet Munishin, i cili ka bërë shumë ndryshime në skuadër, por gjithashtu synon rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të sezonit.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Dukagjini: Muhaxhiri; Dallku, Syla, Basriu, Shala; Hugo, Qerimi, Ahmeti; Zylfiu, Januzi, Merlaku;
Prishtina: Nika; Bytyqi, Pllana, Useini, Mici; Gashi, Hamiti; Pefqeli, Krasniqi, Uka; Kryeziu;
/Telegrafi/