Site icon Telegrafi

“Dukagjini” & “Pearson Education” – sjellin Webinare për integrimin e Inteligjencës Artificiale në mësimdhënie

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese ndërkombëtare “Pearson Education”, ofron mundësinë për mësimdhënësit e gjuhës angleze që të marrin pjesë në serinë e webinar-eve “Challenging Traditional Methods: “UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING”.

Ky cikël webinar-esh është një mundësi e mirë për ta njohur ndikimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në mësimdhënie dhe në vlerësim, duke i ndihmuar mësimdhënësit të përballen me sfidat e përditshme dhe ta përfshijnë IA-në në praktikat e tyre.

Nga data 24 deri më 28 mars 2025, për pesë ditë rresht, do të zhvillohen pesë sesione, ku do të marrin pjesë gjashtë ekspertë të njohur ndërkombëtarë në mësimdhënien e gjuhës angleze.


Secili prej tyre do të trajtojë përdorimin e IA-së në mësimdhënie dhe në vlerësim, si dhe do të ofrojë zgjidhje praktike që do t’u ndihmojnë mësimdhënësve t’i përmirësojnë aftësitë e tyre.

Për mësimdhënës/e të gjuhës angleze, kjo është një mundësi fantastike për të fituar njohuri të reja në praktikimin e inteligjencës artificiale në mësimdhënie.

Pas përfundimit të çdo sesioni, pjesëmarrësit do të marrin një certifikatë zhvillimi profesional.

Ata që ndjekin gjithë serinë e webinar-eve do të fitojnë një badge digjital nga Credly by Pearson, që:

-Dëshmon aftësitë e tyre në përdorimin e IA-së për mësimdhënien e gjuhës angleze;

-Mund të ndahet lehtësisht në CV, LinkedIn dhe platforma të tjera profesionale;

-Ndihmon në rritjen e vlerësimit profesional dhe të mundësive të karrierës.

Webinar-et janë FALAS, por për shkak të numrit të limituar të vendeve, organizatorët rekomandojnë regjistrim të menjëhershëm.

Për informacione të mëtejshme dhe për të regjistruar pjesëmarrjen tuaj, mund të vizitoni:

Faqen zyrtare: Dukagjini Publishing House

Facebook: Dukagjini Publishing House

Instagram: Dukagjini Publishing House

Nëse jeni mësimdhënës/e të gjuhës angleze dhe dëshironi të përfitoni nga kjo mundësi zhvillimi, mos e humbisni këtë mundësi.

 

Exit mobile version