Telegrafi

Dukagjini dhe Malisheva synojnë ta nisin mbarë sezonin e ri – formacionet zyrtare

Dukagjini dhe Malisheva e fillojnë sezonin 2023/24 me përballjen mes tyre në kuadër të Superligës së Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 17:00, do të luhet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Dukagjini do të synojë të përsërisë suksesin e sezonit të kaluar kur u kualifikua në garat evropiane.

Ndërsa, Malisheva kishte përfundimin më të mirë që kur u inkuadruar në elitën e futbollit kosovar, duke zënë vendin e 6-të.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza, Dallku, Basri, Syla, Shala, Hugo, Morina, Feka, Zulfiji, Mërlaku, Santos.

Malisheva: Gashi, Pira, Prekazi, Kryeziu, Veliu, Vitija, Mustafa, Bruti, Hoti, Hazrollaj, Aliu. /Telegrafi/