Telegrafi

Dukagjini dhe Malisheva përballen në Klinë, formacionet zyrtare

Dukagjini dhe Malisheva takohen në kuadër të xhiros së pestë në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë.

Dy skuadrat janë duke kaluar formë shumë të mirë, pasi në dy ndeshjet e fundit kanë marrë fitore.

Vendasit kërkojnë fitoren e tretë radhazi, derisa malishevasit që nuk dinë për humbje këtë sezon synojnë vazhdimësi.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Rexhepi, Pllana, Basri, Syla, Hugo, Pefqeli, Millaku, Xhemajli, Mërlaku, Jatta, Berisha.

Malisheva: Velii, Pira, Kryeziu, Prekazi, Xhaka, Veliu, Ferati, Bushaj, Limaj, Xhylani, Bunjaku.

/Telegrafi/