Site icon Telegrafi

Dukagjini dhe Malisheva luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Dukagjini dhe Malisheva kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në BKT Superligën e Kosovës.

Klubi nga Klina është nikoqir i malishevasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “18 qershori” me fillim nga ora 14:00.

Vendasit e Armend Dallkut janë në formë të mirë me tri fitore dhe barazime nga pesë ndeshjet e fundit dhe synojnë fitoren e radhës para tifozëve të vet.

Në anën tjetër, ekipi i Arsim Thaqit kanë tri fitore radhazi dhe një barazim së fundmi në katër ndeshjet e fundit, kështu që synojnë të vazhdojnë rezultatet pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Dukagjini: Muhaxhiri; Dallku, Basriu, Syla, Shala; Hasanaj, Shabani, Hugo, Carioca; Merlaku, Januzi.

Malisheva: Gashi; Pira, Kryeziu, Gërbeshi, Dumani; Maliqi, Bruqi; Pefqeli, Shabani, Hyseni; Sobowale;

/Telegrafi/ 

Exit mobile version