Dukagjini dhe Llapi kanë kanë barazuar me rezultat 1-1 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, në kuadër të xhiros së tretë të Albi Mall Superligë.
Kjo ishte pika e parë për Dukagjini në këtë sezon në Superligë pas dy humbjeve.
Golin për skuadrën e Dukagjinit e shënoi Arbër Shala nga gjuajtja e lirë në minutën e 23-të të ndeshjes.
Shala gjuajti nga distanca fuqishëm e saktë dhe mposhti portierin Ilir Avdyli.
Pjesa e parë nuk solli më gola, ndërsa u cilësua për zhurmë nga bankat rezervë me trajnerët protagonist.
Në pjesën e dytë, tre minuta pasi skuadrat u kthyen në fushë pas pushimit, shifrat për Llapin i barazoi sulmuesi Alef Firmino, që shënoi me kokë nga afërsia.
Pas tri ndeshjeve, Dukagjini ka një pikë dhe renditet në vendin e tetë. Llapi i vendit të dytë ka arkëtuar pesë pikë në tri ndeshje, me dy fitore dhe dy barazime.
Në xhiron e katërt, Dukagjini udhëton te kampioni në fuqi i Superligës, Ballkani, kurse Llapi në shtëpi zhvillon derbin me Dritën. /Telegrafi/