Telegrafi

Dukagjini dhe Llapi luajnë vetëm për tre pikët, formacionet zyrtare

Dukagjini është nikoqir i Llapit në kuadër të xhiros së 29-të në Albi Mall Superligë.

Klinasit nuk janë ende të qetë në tabelë, pasi kanë vetëm gjashtë pikë më shumë se Feronikeli ’74 që e mbanë pozitën e tetë, pozitë që dërgon në barazh.

Dukagjini kërkonë tre pikët për tu shkëputur në tabelë nga Feronikeli ’74 dhe Gjilani, derisa për fitore udhëton edhe Llapi.

Pas triumfit të Dritës dhe Ballkanit të shtunën në mesditë, Llapi kërkon me çdo kusht fitore për të mbetur në hap me dy skuadrat për titullin kampion.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza, Dallku, Basriu, Hugo, Shala, Shabani, Iran, Morina, Rugova, Merlaku, Syla.

Llapi: Avdyli, Vokrri, Bekteshi, Krasniqi, Bytyqi, Ramadani, Namani, Ahmeti, Musolli, Cobian, Hyseni.

/Telegrafi/