Telegrafi

Dukagjini dhe Drita duan fitore, formacionet zyrtare

Dukagjini është nikoqire e Dritës në kuadër të xhiros së shtatë në elitën e futbollit kosovar.

Klinasit e rikthyer në elitë ende nuk kanë arritur fitoren këtë edicion, duke marrë tri barazime e tri disfata.

Në anën tjetër Drita pas gjashtë ndeshjeve ka marrë tri fitore, dy barazime e një humbje.

Vendasit duan të marrin fitoren e parë, por nga ana tjetër Drita udhëton në Klinë për tu rikthyer te rezultatet pozitive pas humbjes në derbi.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza, Basriu, Syla, Kuqi, Dallku, Hasanaj, Ahmeti, Shabani, Millaku, Januzi.

Drita: Maloku, Islami, Limani, Cuculi, Blakqori,Broja, Namani, Jashari, Ajzeraj, Kryeziu, Haxhimusa.

/Telegrafi/