Dukagjini dhe Ballkani kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të Ipko Superligës së Kosovës në futboll.
Klubi nga Klina e ka nisur me barazim sezonin e ri në Superligë pas inkuadrimit në elitën e futbollit kosovar.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilët patën nga një rast për t’u veçuar.
Të parët rrezikuan mysafirët me anë të Arbër Hoxhës (17′), por goditja e tij përfundoi jashtë portës, ndërsa Altin Merlaku (34′) goditi shtyllën.
Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e barabartë me asnjërën skuadër që nuk arriti të gjej rrugën e rrjetës.
Rasti më i mirë i takoi Ballkanit me Jetmir Topallin (49′), i cili shpërdoroi një rast të pastër shënimi, duke gjuajtur pranë portës dhe ndeshja përfundoi baras 0-0.
Në ndeshjen e radhës, Dukagjini udhëton te Prishtina, ndërsa Ballkani e pret Feronikelin. /Telegrafi/