Telegrafi

“Dukagjini” bëhet “Illyria”

Ndërrimi i emrit sipas zyrtarëve të kësaj kompanie ka ardhur si pasojë e obligimeve kontraktuese në mes të ish-pronarit të Kompanisë së Sigurimeve Dukagjini, Ekrem Lluka, dhe pronarit të ri të saj, Zvonko Ivanushiq, i cili dy vjet më parë bleu aksionet në këtë kompani.

Drejtori gjeneral i “Dukagjinit”, tash “Illyria” Fatmir Gashi, tha se përveç ndërrimit të emrit, kompania do të vazhdojë ta ruajë traditën dhe klientët do të mbesin përparësi e punës së tyre.

Gashi, po ashtu tha se “Illyria” synon të rrisë cilësinë e punës së saj, e posaçërisht do të ofrojë edhe katër shërbime të reja në sigurimin shëndetësor, të cilat, sipas tij, do të jenë të standardit evropian. /Telegrafi/