Site icon Telegrafi

Dukagjin Pupovci emërohet zëvendësministër i Arsimit

Foto: Arkiv

Dukagjin Pupovci është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Lajmi është bërë e ditur nga Qendra për Arsim e Kosovës.

Lexoni të plotë postimin:

“Dje, më 5 prill 2021, gjatë mbledhjes së Bordit Drejtues të Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC) është aprovuar dorëheqja e z. Dukagjin Pupovci nga pozita e drejtorit ekzekutiv të KEC, pozitë në të cilën ai shërbeu për 21 vite me radhë, duke dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim.

Prej sot, z. Pupovci do të vazhdoj të ofrojë kontributin e tij në avancimin e sistemit të arsimit në Kosovë, në cilësinë e zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Me këtë rast, Bordi ka emëruar si ushtrues detyre të drejtorit ekzekutiv kolegun tonë z. Petrit Tahiri, i cili tash e 15 vite është pjesë e KEC dhe i cili është njohës shumë i mirë i fushës së arsimit.

KEC falënderon z. Pupovci për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe avancimin e organizatës dhe njëkohësisht i uron shëndet dhe suksese në rrugëtimin e ri!”. /Telegrafi/

Exit mobile version