Telegrafi

Duka së bashku me Ademin priten nga kryeparlamentari Glauk Konjufca

Presidenti Agim Ademi dhe zv/Presidenti i UEFA-s dhe njëherësh presidenti i FSHF-së, Armand Duka janë pritur sot në takim zyrtar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Gjatë këtij takimi u diskutua për zhvillimin e futbollit në vendin tonë, e ku fokus i veçantë iu kushtua mbështetjes së institucioneve shtetërore për futbollin, veçmas në aspektin e insfrastrukturës, por edhe në projekte e përbashkëta të dy federatave.

Nga ana e tij, kryeparlamentari Konjufca përgëzoi z. Duka për pozitën e re në UEFA si dhe për sukseset që kuqezinjtë kanë arritur deri më tash në ciklin kualifikues dhe uroi që Kombëtarja e Shqipërisë ta konfirmojë pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian 2024.

Ai shprehu mirënjohjen e tij edhe për kreun e FFK-së, për zhvillimin e futbollit në vendin tonë si dhe për progresin e bërë deri më tani.

Konjufca premtoi se si organ legjistlativ së bashku me Qeverinë do të jenë përkrahës të futbollit dhe të krijimit të mundësive për përmirësimin e mëtejmë të infrastrukturës së futbollit në vendin tonë.

I pranishëm në takim ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. /Telegrafi/