Në qytetin e Dibrës, numri i personave që shërohen nga Covid-19 po rritet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nuk ka pasur infeksione të reja me coronavirus këto 12 ditët e fundit. Por kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka sot tha se beteja me armikun e padukshëm nuk është fituar.
Ai tha se qytetarët nuk duhet ta shikojnë situatën me triumfalizëm, por duhet të vazhdojnë të jenë të disiplinuar dhe të respektojnë masat e vendosura nga Qeveria.
Numri i rasteve të konfirmuara me coronavirus në Dibër është 49.
Gjendja e krizës nuk është e zgjatur në Dibër, ndërsa jeta ndal ngadalë po kthehet në normale.
Komunat e Dibrës dhe Qendrës Zhupa ishin vendet e para të goditura nga coronavirusi./Telegrafi/