Telegrafi

Duka: Prishtina nuk mund të regjistrohet në Shqipëri

Interesim për përfshirje në kampionatin shqiptar kanë shprehur Prishtina e Trepça ’89. Madje nga klubi kryeqytetas kanë thënë se kanë nisur procedurën që të regjistrohen në ndonjë qytet të Shqipërisë dhe që më pas të bëhen pjesë e FSHF-së.

“E kam kontaktuar presidentin e Prishtinës, Remzi Ejupin dhe kam biseduar. I kam thënë se nuk mund të regjistrohet Prishtina, sepse unë nuk shoh asnjë formulë adekuate”.

“Ai kërkon që të ndërtojë një klub këtu. Gjithsesi të shohim, mua më duket e vështirë që ta nisë nga Superiorja”, ka thënë Duka në një intervistë për Supersport. /Telegrafi/