Site icon Telegrafi

Duka: Nëntë mërgimtarë nga Komuna e Dibrës janë dërguar për Gjermani

Komuna e Dibrës, ku është shpallur krizë për më shumë se dy javë, vlerësoi se bashkëpunimi me policinë dhe ushtrinë e vendit tonë është i shkëlqyeshëm. Gjithashtu, bashkëpunimi me institucionet e tjera që operojnë në komunë po funksionojnë shumë mirë.

Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, i cili kryeson Shtabin e Krizës komunale, sot tha se bashkëpunimi po funksionon mirë dhe si i tillë ka dhënë rezultate. Ai shtoi se policia po i kryen detyrat e tyre mirë si në drejtim të orës policore, ashtu edhe të pikave të kontrollit dhe qytetit, ndërsa ushtria është duke patrulluar kufirin me Shqipërinë dhe deri më tani nuk ka asnjë problem.

Gjatë 24 orëve të fundit, Duka informoi se nga komuna janë dërguar nëntë dibran për Gjermani pas marrjes së leje. Ato ishin mërgimtarë që po qëndronin në Dibër.

Ai tha gjithashtu se dega e Kryqit të Kuq me vullnetarët e saj po kryen një aksion humanitar për të blerë dhe ofruar, me kërkesë të njerëzve të moshuar në qytet dhe fshatra, sende ushqimore dhe ilaçe./Telegrafi/

Exit mobile version