“Institucionet vazhdimisht i kryejnë obligimet e tyre në zbatimin e rekomandimeve dhe masave të Qeverisë, furnizimi me artikuj ushqimor dhe ilaçe shkon pa ndërprerë, gjendja e sigurisë është e mirë, edhe pse janë shënuar tre shkelje, nuk janë vërejtur përpjekje për kalim ilegal të kufirit”.
Ky është vlerësimi i kryetarit të komunës së Dibrës Hekuran Duka, i cili udhëheq me Shtabin operativ komunal.
Duka informoi se krahasuar me ditën e djeshme kur në izolim shtëpiak ishin 133 persona tani ajo shifër është 164, megjithatë edhe njëherë duke apeluar te qytetarët rreptësisht t’i respektojnë rekomandimet dhe masat e kompetentëve.
Si problem e potencoi sistemimin e ndihmës humanitare e cila arrin në Dibër.
“Për shkak të asaj organizatat humanitare dhe të tjera qytetare të cilat veprojnë në Dibër u takuan dje dhe përgatitën plan në bazë të të cilit do të pranohet dhe do të bëhet sistemimi i çdo ndihme të arritur. Tregoj se Shtabi operativ nuk do të merret me sistemimin e ndihmës humanitare”, tha Duka.
Duke i përgënjeshtruar disa informata, siç tha, rreth sistemimit të ndihmës të arritur nga EMV, theksoi se ajo është bërë sipas kritereve të donatorit./Telegrafi/