Telegrafi

Duka: Kosovarët më nuk do të llogariten të huaj në Shqipëri

Të dielën grupi i tifozëve të Kombëtares së Shqipërisë "Tifozat Kuq e zi" kërkuan nga FSHF-ja dhe Federata e Futbollit e Kosovës që në Shqipëri lojtarët nga Kosova të numërohen vendorë, njëjtë si do të vlerësoheshin lojtarët nga Shqipëria në Kosovë.

"Lojtarët kosovarë nuk do të konsiderohen më si të huaj në kampionatin shqiptar. Ka ardhur koha që edhe ne ta bëjmë një ndryshim të tillë, ndaj do të bisedojmë me

homologët kosovarë për këtë çështje dhe me fillimin e sezonit të ri futbollistik lojtarët kosovarë nuk do të konsiderohen më si të huaj", ka thënë Duka për Kohën Ditore./Telegrafi/