Armand Duka ka zbuluar se në ceremoninë e mbajtur në Bukuresht për hedhjen e shortit për Euro 2020, ka kërkuar ndihmë për Shqipërinë nga tërmeti shkatërrues që ndodhi të martën e kësaj jave.
Kreu i Federatës Shqiptar të Futbollit ka kërkuar nga homologët e tij nga federatat e ndryshme evropiane që të ndihmojnë në fondin tashmë zyrtar “e-albania.al/donate/”.
Vendi ynë u godit nga një tërmet 6.4 ballësh dhe ka lënë pas vetës deri më tani 51 viktima, qindra të lënduar dhe shumë dëme materiale.
Ndiha janë duke ardhur edhe nga vendet e ndryshme evropiane si në të holla ashtu edhe në veshmbathje e gjëra të tjera esenciale.
Në lidhje më këtë tragjedi kanë reaguar edhe shumë lojtarë dhe skuadra të mëdha evropiane, në mënyrë që Shqipëria ta përballojë këtë katastrofe natyrore. /Telegrafi/
Dear Friends and Partners, we invite you to support Albania in this very difficult moment!
Të dashur Miq dhe Partnerë, ne ju ftojmë të ndihmoni Shqipërinë në këtë moment të vështirë.Link: https://t.co/VSt69l8T7J#DonateForAlbania #HelpAlbania #SupportAlbania #AlbaniaEarthquake pic.twitter.com/GzKKNJWZBB
— Armand Duka (@DukaArmand1) November 30, 2019