Site icon Telegrafi

Duka kandidat për komitetin ekzekutiv të UEFA-s

Ashtu siç pritej që pas zgjedhjes së Aleksander Çeferin në krye të UEFA-s, sot është konfirmuar se presidenti i FSHF-së, Armand Duka, do të jetë një nga kandidatët për Komitetin Ekzekutiv të institucionit që drejton futbollin në Europë.

Sot UEFA ka bërë publike kandidaturat, mes të cilave renditet edhe emri i Dukës, përkrah 12 emrave të tjerë.

Vetëm, tetë nga 13 personat që do të votohen në Kongresin e UEFA-s në Helsinki më 5 prill 2017, do të bëhen pjesë e Ekzekutivit të UEFA-s.

Kandidatët:

Zbigniew Boniek (Poland)
Kairat Boranbayev (Kazakhstan)
John Delaney (Republic of Ireland)
Armand Duka (Albania)
David Gill (England)*
Reinhard Grindel (Germany)
Marios N. Lefkaritis (Cyprus)*
Elkhan Mammadov (Azerbaijan)
Karl-Erik Nilsson (Sweden)
Kieran O’Connor (Wales)
Michele Uva (Italy)
Michael van Praag (Netherlands)*
Servet Yardımcı (Turkey)

Exit mobile version