Site icon Telegrafi

Dujoski: OBRM-PDUKM-ja do të bllokojë punën në çdo komision

Ekspertët konsiderojnë se edhen rast të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, opozita potenciale OBRM-PDUKM do të bëj obstruksione të ndryshme me qëllim bllokimin e punës së Kuvendit. Disa ndër to sipas ekspertëve janë bllokimi i punës së komisioneve parlamentare dhe veprimi si i Talat Xhaferit kohë më parë në sjelljen e ligjit për “Branitellat”. Megjithatë ekspertët shtojnë se në fund për çdo gjë vendos shumica.

“Diskutim do të ketë dhe kjo është e mirë, megjithatë duhet që një ditë të përfundojë dhe të zgjidhet kreu i Kuvendit. Pastaj të formohen të gjitha trupat e mbetur parlamentar të cilët i shqyrtojnë ligjet në fazën e parë, të dytën e kështu me radhë. Në të gjitha këto aktivitete, VMRO-DPMNE dhe partitë që do të mbesin në opozitë mund të orkestrojnë obstruksione të ndryshme. Kjo ka ndodhur edhe më herët kur nuk është respektuar vullneti i shumicës dhe kishim situata absurde, por ky është principi bazë i demokracisë”, deklaroi për Alsat-M juristi Nikolla Dujoski./Telegrafi/

Exit mobile version