A ju ka kërkuar ndokush ndonjëherë t’ia huazoni kufjet e telefonit? Nëse po, duhet ta lexoni këtë artikull para se t’ia jepni përgjigjen.
Duket se shprehia e huazimit të kufjeve të telefonit është mjaft e gërditshme, pasi që veshët janë të mbushur me baktere, transmeton Telegrafi.
Një studim nga ‘BuzzFeed’ ka treguar se veshët tonë janë të mbushur me dyllë, qeliza të vdekura të lëkurës dhe me baktere.
Lajmi i mirë është se shumica e këtyre gjërave të gërditshme mund të largohen me produkte të cilat i largojnë bakteret dhe mikrobet.
Por problemet fillojnë sepse, siç mund ta keni kuptuar edhe vetë, dylli është ngjitës e kjo do të thotë se kufjet tuaja i marrin të gjitha bakteret dhe mikrobet.
Huazimi i kufjeve të telefonit te dikush tjetër vetëm sa e keqëson situatën, pasi që edhe bakteret e personit tjetër përfundojnë në veshët tuaj.
Duke marrë parasysh këtë, rreziku i infeksioneve rritet për një përqindje të madhe, prandaj rekomandohet që kufjet t’i mbani vetëm për vete. /Telegrafi/