E ardhmja e Toni Kroos është një nga temat më aktuale në Spanjë dhe te Real Madridi, pasi gjermani nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë me karrierën e tij.
Mesfushori gjerman është ende i paqartë sa i përket të ardhmes, ndërsa edhe pse në moshën 34-vjeçare, ai po mendon të pensionohet nga futbolli.
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është pyetur për gjermanin, ku ka thënë se nëse vendos të tërhiqet nga futbolli me fanellën e Real Madrid atëherë do të tregoj se ka shumë karakter.
“Nëna e tij ka thënë se do të donte që Kroos të rinovojë? Atëherë, ai duhet të dëgjojë dhe respektojë prindërit, pasi në kohët e sotme kjo është e rrallë”.
“Të rinjtë e sotëm nuk i dëgjojnë shumë këshillat e prindërve. Por, gjithsesi ky është një vendim që i takon vetëm Kroos dhe jam i sigurt se ai do të marrë vendimin e duhur në kohën e duhur”.
Carlo Ancelotti sobre a possível aposentadoria de Toni Kroos: "Se o fizer, vai mostrar que tem coragem, culhão…" [via @europapress_tv]pic.twitter.com/bWllsN6ZHs
— Portal Blanco (@PortaIBlanco) February 9, 2024
“Nëse Kroos tërhiqet pas katër muajsh? Atëherë do të tregojë se ka karakter”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/