Telegrafi

A duhet të paguajnë fëmijët qira për banim në shtëpinë e prindërve – ky çifti ndau internetin

Çifti nga Teksasi, Cody dhe Erika Archie zbuluan se pasi vajza e tyre mbaroi shkollën e mesme, ata paguanin 200 dollarë në muaj qira. Ata nuk pendohen dhe mesa duket as ajo.

“A po e detyroni maturantin tuaj të paguajë qiranë për të jetuar në shtëpinë tuaj nëse nuk do të shkojë në kolegj?”, pyeti Erika në një video të postuar në TikTok.

Cody shpjegoi se vajza e tyre nuk ishte e sigurt nëse do të shkonte në kolegj, kështu që prindërit e saj vendosën t’i marrin një qira ndërsa ajo planifikonte të ardhmen e saj dhe të bëhej e pavarur financiarisht.

@bar7ranch How do you feel about making your adult children pay rent to live at home? This is a REPOST from last year but since its on Fox Business News right now we thought we’d chat about it again! #Parenting #ParentsChargingRent #AdultChildren #DryHumor #Sarcasm #MarriageHumor #Marriage #CoupleTok #RanchTok #AgTok #KeepRanchin #KingOfTikTok #RanchLife #Ranch ♬ original sound – Bar 7 Ranch

Ideja e tyre ndau përdoruesit e rrjetit social. Disa mendojnë se është një ide e mrekullueshme, të tjerët janë kundër.

“Të mrekullueshëm! I mëson se si të paguajnë faturat dhe ndërton karakter, për të mos thënë i bën ata përgjegjës”, ka shkruar një person.

“Patjetër që nuk jam dakord. Unë gjithmonë do t’i ndihmoj fëmijët e mi, pavarësisht moshës së tyre. Ndryshe do të ishte sikur të mos kisha para, por një fëmijë 18 vjeç nuk është i rritur”, tha një tjetër. /Telegrafi/