Site icon Telegrafi

“Duhet të mësohemi të luajmë pa Mbappen” – Enrique flet për largimin e francezit nga fusha

Luis Enrique i befasoi të gjithë sot duke larguar nga fusha Kylian Mbappen në minutën e 65-të të lojës, me rezultatin 1-0 në favor të Rennes.

Sulmuesi francez u rikthye sot në formacionin fillestar në Ligue 1 pasi ishte zëvendësues kundër Nantes në ndeshjen e fundit.

Në një konferencë për shtyp Enrique u pyet për arsyen e zëvendësimit të yllit të PSG-së, për të cilën spanjolli u përgjigj: “Herët a vonë kjo do të ndodhë, në një moment do të duhet të mësojmë të luajmë pa Kylian”.

Lexo po ashtu Një penallti në kohën shtesë shpëton PSG-në nga humbja

“Kur ta konsideroj të përshtatshme do të luajë dhe kur jo nuk do të luajë, siç bëjnë të gjithë trajnerët. Unë dua konkurrencë maksimale për sezonin e ardhshëm”.

“Dua që të gjithë lojtarët e rinj te PSG të mendojnë se kjo është një mundësi e madhe. Kjo është ajo që unë kërkoj këtë sezon dhe sezonin e ardhshëm”, ka shtuar më tej trajneri spanjoll.

Meqenëse u njoftua se Kylian Mbappe nuk do të vazhdojë te PSG në fund të sezonit, ylli francez është më në qendër të vëmendjes se kurrë. Kalimi i tij i mundshëm në Real Madrid është pothuajse i kryer, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi. /Telegrafi/

Exit mobile version