Të shtunën, gazeta ditore ‘Utrinski Vesnik’ do të botojë numrin e saj të fundit. Gazetari Ljubisha Stankoviq, kryetar i sindikatës së gazetës, për Plusinfo tha se, është tragjike çka një gazetë e cila kishte numër të madh të lexuesve, definitivisht duhet të shuhet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Utrinski Vesnik’ në tregun medial ekziston që 18 vite. Media Print Maqedoni po udhëheq gazetën ditore dhe për shkak të krizës financiare, prej para disa muajve, tre pronarë të MPM janë ndarë dhe menaxheri i vetëm mbeti Srgjan Kerim.
‘Pas gjithë 18 viteve, falënderim për keqmenaxhimin e Srgjan Kerim, të shtunën, do të shuhet ‘Utrinski Vesnik’. Duhet të mbahet mend emri i atij që do ta varros gazetën’, shkruan Stankoviq në Facebook. /Telegrafi/