Çdo ditë na ofrohet një gamë e gjerë vitaminash dhe suplementesh për fëmijët, por a kemi vërtet nevojë për to?
Ndërsa rriten, fëmijët kanë nevojë për një konsum optimal të vitaminave dhe mineraleve në mënyrë që të jenë të shëndetshëm dhe të zhvillohen siç duhet.
Shpesh hasim reklama për disa vitamina dhe suplemente dietike për fëmijë që duhet t’i bëjnë ata më të fortë dhe më të qëndrueshëm, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, a është një marrje e tillë e vitaminave një zgjedhje e zgjuar për fëmijët? Për çfarë dhe sa fëmijë kanë nevojë?
Ekspertët pohojnë se fëmijët kanë nevojë për 1.000 deri në 1.400 kalori çdo ditë.
Nga mosha nëntë deri në 13 vjeç, fëmijët kanë nevojë për 1400 deri në 2600 kalori në ditë, por kjo varet nga sa aktivë janë fizikisht.
Përveç kalorive, marrja optimale e vitaminave dhe mineraleve është thelbësore. Tabela tregon se sa një fëmijë duhet të marrë një lëndë ushqyese të caktuar duke marrë parasysh moshën, shkruan Healthline.
Fëmijët kanë të njëjtat nevoja për lëndë ushqyese si të rriturit, por në sasi më të vogla. Ndërsa rriten, është thelbësore që ata të marrin mjaftueshëm kalcium dhe vitaminë D për kocka të forta dhe të shëndetshme.
Hekuri, jodi, zinku dhe vitaminat A, B12 dhe D janë vendimtare për zhvillimin e duhur të trurit në vitet e para. /Telegrafi/